Kristina, portiere e re në Kombëtaren e Kosovës

Hendboll

Kristina, portiere e re në Kombëtaren e Kosovës

Më: 28 janar 2020 Në ora: 12:40
Kristina, portiere e re në Kombëtaren e Kosovës

Federata e Hendbollit të Kosovës po e vazhdon punën për të forcuar ekipet kombëtare. Të hënën pjesë e Kombëtares së Kosovës është bërë portierja cilësore Kristina Ukaj, që bënë karrierë në kampionatin e Zvicrës. Klubi i saj, SPONO Eagles, të hënën zyrtarisht ka njoftuar FHK-në se Ukaj me shumë kënaqësi ka pranuar që të jetë në dispozicion të Kombëtares së Kosovës.

Ukaj para se të marr vendimin është konsultuar me klubin e saj, me drejtorin sportiv dhe me prindërit e saj. Ajo është e nderuar dhe e vetëdijshme për rëndësinë që ka paraqitja në Kombëtaren e Kosovës.
Ukaj është nga Kosova, ndërsa është e rritur në Zvicër. Këtë edicion po paraqitet me shumë suksese për SPONO Eagles në kampionatin e Zvicrës. 

Në ndeshjen e fundit ndaj Rotweiss Thunit, portierja jonë e re shënoi dy gola, ndërsa ndali 11 nga 25 gjuajtjet në drejtim të portës së saj. Pra ndali 44% të gjuajtjeve. Ishte prej më meritoreve për fitoren e SPONO Eagles (24:23). Në ndeshjen e parafundit kampionale kishte pritur 59% të gjuajtjeve. Në shumicën e ndeshjeve kishte përqindje të lartë të goditjeve të pritura.


Kristina Ukaj i bënë 21 vjet në mars, ndërsa është e gjatë 176 centimetra. Ka përvojë edhe në Kupa Evropiane.
Kombëtarja jonë dy ndeshjet e ardhshme i luan ndaj Bjellorusisë, më 25 mars në Prishtinë e më 29 mars në Minsk. Ndeshjet i takojnë fazës së dytë të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Federata jonë do të bëjë të pamundurën që Ukaj të jetë në dispozicion të selektorit Agron Shabani për ato dy ndeshje. Asaj i dëshirojmë mirëseardhje te Kosova, me shpresë të madhe se do të jap kontribut të çmueshëm për ngritje të mëtejme të nivelit të ekipit tonë kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat