Dy - tri lojtare pritet të largohen nga kombëtarja e Kosovës?

Hendboll

Dy - tri lojtare pritet të largohen nga kombëtarja e Kosovës?

Nga: K. Goca Më: 28 janar 2020 Në ora: 12:52
Dy - tri lojtare pritet të largohen nga kombëtarja e Kosovës?

Federata e Hendbollit e Kosovës ka një mision të veçantë, të ndërtojë një kombëtare sa më të denjë për garat ndërkombëtare dhe për këtë ia ka dhënë besimin edhe selektorit Agron Shabani. 

Flitet e përflitet se dy-tri hendbolliste do të largohen nga kombëtarja, nuk do të llogaritet në to, për faktin se nuk treguan përformancën e pritur në Antalia, gjatë turneut që u mbajt në vitin e kaluar përkatësisht në nëntor.  

Redaksia i ka të njohur emrat e dy-tri lojtareve që pritet të largohen, por nuk do t’i publikojë derisa të merr vendim Shabani ose mund t’ju jep edhe një rast para se të merr vendimin final.

Konkurrenca është shtuar në kombëtare dhe nuk do të lejojnë lojtare të jenë aty që nuk angazhohen apo janë të ngadalta në fushën e lojës. Fshesa është e gati, ndoshta edhe ndonjë nga trajnerët do të qortohet apo ndonjë vërejtje, nëse nuk përmirësohen edhe do të largohen sepse nuk do të ketë afërsi në relacionin lojtare trajner!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat