Ky është njeriu nga Bosnja që e mban foton e një klubit të Kosovës në kopertinë

Hendboll

Ky është njeriu nga Bosnja që e mban foton e një klubit të Kosovës në kopertinë

Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:04
Kamenica nga Bosnja që e mban foton e një klubit të Kosovës në kopertinë

Kur e hap profilin e Kasim Kamenicës, boshnjakut nga Gorazhdeci i Bosnjës dhe Hercegovinës, del në kopertinë fotografia e klubit nga Republika e Kosovës, ish Borci i viteve të 80-ta, aktualisht Kastrioti nga Ferizaj.

Kamenica – trajner i mirënjohur, nuk e harron dashurinë që ka për qytetin e Ferizajt, madje raportohet se edhe gruan e ka nga ky qytet dhe tani sërish i rikthehet këtij vendi, jo si portier i hendbollit por si trajner.

Image

Kamenica

Kamenica sonte zbret në Ferizaj dhe do të njoftohet edhe me ekipin.
Në fotografinë që e mban në kopertinë është edhe vet ai kur ishte portier dhe thonë se lezetin më të madh e ka pasur në këtë qytet. 

Ferizaj i dha dashuri, e thonë e bëri edhe dhëndër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat