Kamenica zbarkon në Ferizaj, merr zyrtarisht timonin e Kastriotit

Hendboll

Kamenica zbarkon në Ferizaj, merr zyrtarisht timonin e Kastriotit

Nga: K. Goca Më: 28 janar 2020 Në ora: 18:03
Kamenica zbarkon në Ferizaj, merr zyrtarisht timonin e Kastriotit

Trajneri i mirënjohur boshnjak, Kasim Kamenica, zbarkon në qytetin e Ferizajt dhe e merr edhe zyrtarisht timonin e klubit me renome Kastrioti (meshkuj).

Kryetari i klubit, Ahmet Hysenaj-Petrova, konfirmon për gazetën “Bota sot”, se Kamenica ka mbërri në Ferizaj dhe me të cilin synojnë të ndërtojnë një ekip të fortë, ta rikthejnë namin e dikurshëm që ka pasur ky qytet në hendboll.  Kamenica u takua me Petrovën, ish kryetarin e klubit Lulzim Abazin dhe Nexhat Qorrollin, avokat.  

Kamenica do ta fillojë punën dhe me synime të bëjë ekip sa më të mirë, ta kthejë shikueshmërinë.

Për Kamenicën nuk është vend i panjohur sepse në vitet e 70-ta e të 80-ta ka qenë portier i kësaj skuadre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat