Jupës dhe Muratoviqit, kurora e më të mirit

Hendboll

Jupës dhe Muratoviqit, kurora e më të mirit

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2020 Në ora: 19:50
Muratoviq

Federata e Hendbollit e Kosovës, si çdo federatë tjetër, shpalli më të mirët për vitin 2019. Në një solemnitet madhështor  të organizuar te “Sheshi 21” në Prishtinë, zgjodhën më të mirët.

Epiteti i më të mirit të meshkujt i takoi Kastriot Jupës, hendbollist i Besa Famgas nga Peja dhe te femrat kurora e më të mirës Esma Muratoviqit e KHF Istogu, që tani karrierën e vazhdon në Spanjë.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, e vlerësoi vitin 2019 si vit të suksesshëm me synime që edhe i sivjetshmi të jetë edhe më i mirë.  Përbërja më e mirë e vitit (femrat): Aurora Shehdadi (portiere – Istogu), Albina Rugova (alo e majtë – Istogu), Alma Nivokazi (fundore e majtë – Shqiponja), Esma Muratoviq (qendër – Istogu), Shkurta Mehmeti (pivote – Prishtina), Albulena Kelmendi (fundore e djathtë – Ferizaj), Shpresa Fazlija (alo e djathtë – Ferizaj), Suzana Ujkiq (Istogu) – lojtarja më e mirë e mbrojtjes; Shkurta Mehmeti (Prishtina) –  golashënuesja më e mirë me 169 gola dhe Leonora Demaj – Lojtarja më e mirë e Kombëtares së Kosovës për vitin 2019.  Përbërja më e mirë e vitit (meshkujt): Mursel Mehmeti (portier – Besa Famgas), Lulzim Shabani (alo e majtë – Kastrioti), Deniz Terziqi (fundor i majtë – Prishtina), Egzon Gjuka (qendër – Besa Famgas), Kastriot Jupa (pivot – Besa Famgas), Beni Syla (fundor i djathtë – Kastrioti), Drilon Tahirukaj (alo e djathtë – Besa Famgas), Bujar Ramosaj (Besa Famgas) – lojtari më i mirë i mbrojtjes; Oltion Beshiri (Prishtina) – golashënuesi më i mirë me 226 gola e Valon Dedaj – Lojtari më i mirë i Kombëtares së Kosovës për vitin 2019. Me mirënjohje post Mortum u nderuan: Skënder Sahiti – Kena, Hilmi Xhaferi, Muhamet Shehdadi, Agim Shkodra.

Mirënjohje për mediat RTV 21, SHGSK, KTV, Klan Kosova, Radio Kosova, Kemajl Goca, Shpend Ahmeti. Mirënjohje për partnerët e sponsorët Departamenti i Sportit, Komuna e Prishtinës – Departamenti i Sportit, KOK-u, Raiffeisen Bank. Mirënjohje për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror U21 Art Luzha, Besian Abazi, Arben Dugolli, Festim Mustafa, Flakrim Beqiraj, Jon Muqolli, Agon Bajqinovci, Labinot Gubetini.  

Federata ka shpallur më të dalluarit edhe te kadetet, si Adelina Berisha (Istogu), Djellza Nuza (Shqiponja), Selvije Mollakdarija (Vëllaznimi), Arlinda Maloku (Samadrexha), Erjola Gecaj (Jusuf Gërvalla), ndërsa hendbollistët më të dalluar – kadetët Agon Selmani (Kastrioti), Jon Vokshi (Besa Famgas), Dardan Ramadani (Prishtina), Betim Idrizi (Vëllaznimi), Arjanit Murseli (Zhegra). Mirënjohje të veçanta (punëtor sportiv të vitit) Syria Shalqini, Bardhyl Ramadani, Sejdi Desku.  Mirënjohje të veçanta për prezantim në Evropë Shqipe Bajçinca – Brestovci, Genc Bujupi – Getoar Bujupi, Ilir Bytyqi – Syart Kasapi, Besfort Jahja – Sherif Xhema.

Gjyqtarët më të mirë të vitit Besfort Jahja – Sherif Xhema. Mirënjohje e veçantë për paraqitje në Botërorin e Juniorëve Fatmir Muhaxheri. Trajner i vitit Faruk Shala (Istogu). Klubet më të suksesshme të vitit KHF Istogu (femrat) KH Besa Famgas (meshkujt), KHF Samadrexha (pionieret), KHF Istogu (junioret), KH Zhegra (pionierët), KH Kastrioti (kadetët) dhe KH Prishtina (juniorët).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat