Përbërja më e mirë e vitit 2019

Hendboll

Përbërja më e mirë e vitit 2019

Më: 31 janar 2020 Në ora: 10:39
Përbërja më e mirë e vitit 2019

Leonora Demaj është shpallur lojtarja më e mirë e Kombëtares së Kosovës për vitin 2019. Është paraqitur fuqishëm ndaj Sllovenisë e Gjermanisë, ndërsa ka shkëlqyer në turneun në Turqi.

"Jam e nderuar që shpallem më e mira në vitin kur Kombëtarja jonë ka shënuar ngritje të madhe", ka thënë Demaj, Ajo po shkëlqen edhe në Danimarkë. Goditjet e saj rrallë ndalen.

Përbërja më e mirë e vitit 2019 në Superligën e hendbollisteve: Albina Rugova (alo e majtë), Alma Nivokazi (fundore e majtë), Esma Muratoviq (qendër), Albulena Kelmendi (fundore e djathtë), Shpresa Fazlija (alo e djathtë), Shkurta Mehmeti (pivote), Aurora Shehdadi (portiere)

Suzana Ujkiq - lojtarja më e mirë e mbrojtjes

Shkurta Mehmeti - golashënuesja më e mirë
Leonora Demaj - Lojtarja më e mirë e Kombëtares së Kosovës
Esma Muratoviq - Hendbollistja më e mirë e vitit 2019
Urime për më të mirat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat