Talenti i madh shqiptar ftohet në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut 

Hendboll

Talenti i madh shqiptar ftohet në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 12:00
Enes Idrizi

Është prej talenteve më të mëdhenj të hendbollit në Maqedoninë e Veriut. Është fjala për shqiptarin Enes Idrizi, që luan për ekipin Aerodrom nga Shkupi.

 Është talent i madh dhe më së miri e fakton se ai përveç që paraqitet për kadetë dhe juniorë, me leje speciale të mjeku luan edhe për seniorë.

Është i gjatë 188 centimetra dhe luan në pozitën e begut të majtë, është ftuar nga trajnerët Radosllav Stojanoviq e Kiril Atanasovski që të luajë për Maqedoninë e Veriut.

Image

Enesi me trajner

Enesi është i biri i ish hendbollistit të mirënjohur, Dritoni, që në vitet e pasluftës me sukses ka luajtur për Prishtinën dhe ka qenë prej lojtarëve më të mirë. “Është një motiv shtesë për mu që jam pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Do të përgatitem sa më mirë për garën që do të kemi ë Rumani dhe shpresoj se do të jap maksimumin.

Image

Të vesh fanellën e përfaqësues është një përgjegjësi”, tha Enesi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Është i vetmi shqiptar që u ftua të luajë në përfaqësuese nga 17 sa janë ftuar në listë. Duhet kujtuar, se hendbolli në Maqedoni është fuqi dhe zotëron në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat