Hendbollisti më i mirë Kastriot Jupa, shumë shpejt pritet të largohet nga Kosova

Hendboll

Hendbollisti më i mirë Kastriot Jupa, shumë shpejt pritet të largohet nga Kosova

Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 13:27

Kastriot Jupa është zgjedhur hendbollisti më i mirë nga Kosova, në ceremoninë e organizuar ditë më parë nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Henbollisti nga Gjakova është shpallur për herë të pestë si hendbollist i vitit në Kosovë, ndërsa gjatë vitit të kaluar ai ka fituar titullin e kampionit me Besa Famgas.

Pasi fitoi çmimin për herë të pestë në gjashtë vitet e fundit, Jupa u shpreh shumë i kënaqur me sukseset e arritura gjatë vitit 2019 si me klubin e tij ashtu edhe me kombëtaren e Kosovës në hendboll.

Jupa: Viti 2019 ishte shumë i suksesshëm për mua

“Ky është titulli i pestë në 6 vitet e fundit, është nder dhe kënaqësi me  u shpallë si më i mirë. Falënderoj Federatën, klubin e Besës, që normal e kanë bërë të pamundurën që me qenë në nivele të larta në çdo vit, çdo herë më mirë kështu që shpresoj që edhe ky vitit 2020 të arrijë suksese dhe shpresoj që më së shumti kemi me pas suksese me ekipin kombëtar të Kosovës për shkak që kemi ngritje çdo vit dhe shpresojmë që normal të kemi një kualifikim në një garë më të madhe për shkak se kemi një ekip shumë më të mirë. Tash jemi të gatshëm për një sfidë më të madhe”, tha fillimisht Jupa.   

Sa i përket këtij stinori, Jupa u shpreh se me klubin e Besa Famgas synon që ti fitoj dy tituj, atë të Kupës së Kosovës si dhe të kampionatit.

Jupa: Synojmë ti fitojmë dy titujt

‘Synimi kryesor normal është fitimi i dy titujve, kupës dhe kampionatit për shkak se e kemi ekipin më të mirë në Kosovë, ekipin më nivelin më të lartë në Kosovë dhe besoj që dy titujt kanë me mbet në Pejë dhe ky është synimi kryesor i yni”, deklaroi ai.

Për të ardhmen, pivoti kosovar u shpreh se dëshiron të provoj diçka të re, kështu duke synuar që të transferohet në Evropë për të shijuar një aventurë të re.

Jupa: Dua të shijoj një aventurë të re

“Deri në fund të sezonit do të qëndrojë në Pejë, dhe pastaj do të shoh oferta nëse ka jashtë vendit. Normal synimi i çdo lojtari është me shku jashtë vendit me provu përvoja të reja dhe shpresoj që kjo ka me ndodh pas përfundimit të sezonit.Sidomos tash që kemi pasur ndeshje ndërkombëtarë me Italinë, Rumaninë, Gjeorgjinë. Ka pasur shumë kontakte nga klubet jashtë por presim”, u shpreh Jupa.

Jupa në fund u shpreh se do të dëshironte që karrierën e tij të vazhdonte në Zvicër, aty ku sipas tij niveli i hendbollit është shumë i lartë.

Jupa: Zvicra vendi ku dua ta vazhdoj karrierën

“Normal në Kosovë i kam arritur të gjitha nivelet, kam arrit të fitoj çdo titull dhe është mirë me provu diçka më të re.Zvicra besoj sepse atje është niveli i ekipeve, i hendbollit shumë i madh dhe është jetesa shumë më e mirë”, përfundoi ai.

Kujtojmë që Jupa është i vetmi lojtar i Kosovës i cili ka luajtur në të gjitha 40 ndeshjet prej se Kosova ka filluar me ndeshje zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat