Lum Edi që e ka Taibin, a e dini pse?

Hendboll

Lum Edi që e ka Taibin, a e dini pse?

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 11:21
Lum Edi që e ka Taibin, a e dini pse?

Jo edhe të gjitha klubet e kanë privilegj që të kanë në mesin e  tyre kryetrajner si Taib Kabashi, ish selektorin e kombëtares së Kosovës (meshkujt). 

Kabashi është prej trajnerëve më të suksesshëm në vendin tonë, ndërsa për presidentin e klubit Edi Kolgeci është një plus që e ka brenda.

Lum Edi për Taibin!

Sepse kur i bie disponimi krejt klubit, Taibi ka talent për t’i motivuar. Ose siç thonë disa nga dashamirët e kësaj loje, është një farë Bordushi i hendbollit sepse din me ta motivuar ekipin në momentet më kritika, din ta zgjojë e ta motivojë edhe kryesinë kur nuk kanë energji e janë të dorëzuar. Ky është Taibi që ka sens për gjithçka pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat