Vlora Jashari merr timonin e Kastriotit

Hendboll

Vlora Jashari merr timonin e Kastriotit

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 15:29
Vlora Jashari merr timonin e Kastriotit

Ish hendbollistja e mirënjohur, Vlora Jashari, është emëruar kryetrajnere e KHF Kastriotit nga Ferizaj.

Burimet brenda klubit ferizajase, konfirmojnë se Jashari është zyrtarizuar si trajnere e re dhe me të cilën synojnë të ndërtojnë një lojë sa më kompakte, po ashtu t’i kushtohet rëndësi edhe gjeneratave të reja. Vlora i takon dy periudhave, periudhës së gjeneratës që i rezistoi okupatorit serb dhe kohës së pasluftës.

Një periudhë ka qenë edhe hendbolliste e kombëtare së Kosovës dhe një herë u shpall lojtarja më e mirë e vitit nga Federata e Hendbollit të Kosovës.

Sot do ta zgjedhin edhe kryesinë e re dhe pritet të vijnë njerëz të fuqishëm, që ta rikthejnë klubin në binarët ashtu si i ka hije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat