Skuadrat e femrave të gatshme për stinorin pranveror

Hendboll

Skuadrat e femrave të gatshme për stinorin pranveror

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 10:18
Skuadrat e femrave të gatshme për stinorin pranveror

Fundjavën që vjen fillon stinori pranveror edhe në Superligën e Kosovës në konkurrencë të femrave.

Të shtunën e të dielën (15\16 shkurt) zhvillohen ndeshjet e xhiros së dhjetë. Skuadrat e hendbollisteve kanë nisur me kohë stërvitjet dhe janë të gatshme për vazhdim të kampionatit. Pritet të zhvillohet garë e fortë për titull, ku janë të përfshira disa skuadra.

Në kampionatin e hendbollisteve luhen 18 xhiro e më pas luhet plejofi. Në plejof katër skuadrat e para në tabelë pas pjesës së rregullt, luftojnë për titull të kampionit.

Java 10
Vëllaznimi – Prishtina
Ferizaj – Jusuf Gërvalla
Shqiponja – Kastrioti
Vushtrria – Drita
Istogu – Samadrexha

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat