Prof. Jupa: Personaliteti i trajnerit në lojën e hendbollit

Hendboll

Prof. Jupa: Personaliteti i trajnerit në lojën e hendbollit

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 18:32
Prof. Jupa: Personaliteti i trajnerit në lojën e hendbollit

Trajnerët profesional nuk kanë të paguar por trajnerët injorant janë shumë të dëmshëm për klubin dhe shoqërinë sportive! Trajneri i mirënjohur i hendbollit, prof. Ismet Jupa, ish selektori i kombëtares së Kosovës, ka folur për rolin e trajnerit.

“Bota sot”:  Cili është roli i trajnerit?

Prof. Ismet Jupa: Nuk mund të bëhet asnjë analizë në sport po mos t’i referohet personalitetit të trajnerit. Puna e trajnerit dhe roli i tij në procesin e formimit dhe përgatitjen e sportistëve për gara në etapat e para të kësaj loje nuk i është dhënë aq rëndësi. E mjaftueshme është që lojtarët të tubohen në një vend dhe të luanin.

Me kalimin e kohës loja e hendbollit popullarizohet, masivizohet, kështu vije të shkollimi – rekrutimi i trajnerëve të parë.  

Fillimisht këta ishin mësues të edukimit fizik dhe ish lojtar, që punën e tyre e mbështesin në entuziazmin, vullnetin e tyre në bazë të njohurive empirike të tyre.

Mirëpo nga fazat e para të zhvillimit të lojës së hendbollit deri në ditët e sotme ka kaluar shumë kohë. Mund të themi se ende nuk janë ndërtuar kriteret se si të bëhet zgjedhja personave për u marrë me punë profesionale dhe amatore. Një punë stihike është e theksuar sidomos kur bëhet fjalë për zgjedhjen – emërimin e trajnerëve që punojnë me moshat e reja, një zgjedhje e gabuar pasojat janë të mëdha dhe të papërmirësueshme.

“Bota sot”: Po përmend kritere?

Prof. Ismet Jupa: Ata që vendosin për këso zgjedhjesh sigurisht që nuk din mjaftueshëm për specifikat dhe rëndësinë e profesionit të trajnerit. Përparimi i metodave të stërvitjes sportive në vazhdimësi përsosën me metoda inovative, interesdisiplinave, kërkojnë profil të caktuar të personalitetit. Roli i edukuesit (trajnerit) në sport është një punë specifike dhe me përgjegjësi. Prandaj ata që përcaktohen për profesionin e trajnerit duhet të përmbushin disa kritere: a) Të kenë një arsimim të përgjithshëm, b) të posedojmë njohuri bazike nga lëmit e metodikës, psikologjisë, pedagogjisë, sociologjisë dhe shkencave mjekësore  së fiziologjisë, anatomia biomekanike, medicina sportive etj. Nga fakti se profesioni i trajnerit është i lidhur me këto fusha.

“Bota sot”: A duhet t’i tolerojmë të paditurit?
Prof. Ismet Jupa:
Sportistët, klubet, federata mund të tolerojmë disa dobësi të trajnerit, mund kem mirëkuptim, por nuk bënë të tolerojnë paditurinë e tyre. Nuk ka goditje më të rëndë për autoritetin e trajnerit se kur lojtarët e hetojnë që ky nuk ka njohuri të mjaftueshme për problematikën në lidhje me hendbollin. Trajnerët që pas mbarimit të shkollimit, kurset, nëse mendojnë se duhet të sillen në kornizat e atyre njohurive, më mirë është që të mos të merren me profesionin e trajnerit.

“Bota sot”: Po puna pedagogjike?

Prof. Ismet Jupa: Puna pedagogjike, profesionale është një proces që zgjatë gjatë tërë karrierës së trajnerit. Jemi në kohën kur në sport por edhe në lojën e hendbollit, kemi ndryshime të mëdha, është kohë e zhvillimeve intenzive të shkencës, në veçanti të mjeteve elektronike, andaj trajnerët duhet që në vazhdimësi të thellojnë njohurit e tyre. Zgjerimi i njohurive duhet të përshtatet me karakteristikat e moshës dhe gjininë e lojtarëve me të cilët formohet. Nuk mundet me u paramendua një punë e mirë, kualitative, profesionale pa i shfrytëzuar përvojat e të tjerëve, para se gjithash të atyre që janë në nivel me të lartë se ne.

“Bota sot”: Çfarë doni të thoni me karakteristikat?

Prof. Ismet Jupa: Duke folur për karakteristikat e trajnerit na paraqiten kryesisht tre tipe: a) trajner (ekspert) pa autoritet, nuk ja vlen të folët për ta. b) Trajner me autoritet të njëanshëm, janë të njohur si autoktrat me një disiplinë të ashpër, nuk lan vend për dialog. c) Trajner me autoritet të vërtetë ekspert, krijues, humanist, metodist,  ata e orientuar në shtigje të gjata, janë të vlerësuar.

“Bota sot”: Çfarë sheh të nevojshme?

Prof. Ismet Jupa: E shoh të nevojshme të theksojë se në të kaluarën por edhe tani kemi trajner shumë të mirë dhe të shkolluar.  Por e keqja është se nuk janë të vlerësuar dhe statusi i tyre është ende i pazgjidhur. Federatë, shoqata e trajnerëve, klubet duhet të bëjnë më shumë që trajnerët tanë të kenë trajtim të dinjitetshëm në organizatat sportive ku ata veprojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat