Skuadrat e kreut favorite

Hendboll

Skuadrat e kreut favorite

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 18:34
Skuadrat e kreut favorite

Istogu e pret Samadrexhën në hapje të stinorit pranveror në Superligën e hendbollisteve. Në kuadër të javës së dhjetë, Istogu e Samadrexha takohen të shtunën nga ora 16:00 në palestrën "Karagaçi" në Pejë.

Istogu është kampion aktual, ndërsa stinorin vjeshtor e ka përfunduar në vend të parë me 16 pikë sa i ka edhe Ferizaj në vend të dytë.

Njëjtë si Istogu edhe Vushtrria është favorite ndaj Dritës, ndeshje kjo që po ashtu është të shtunën nga ora 16:00. Të shtunën luhet edhe takimi Shqiponja - Kastrioti (14:00), ku pritet të ketë më shumë rivalitet.

Dy ndeshje tjera janë të dielen. Ferizaj e pret skuadrën deçanase Jusuf Gërvalla, kurse Prishtina është mysafire e Vëllaznimit në Gjakovë. Të dy këto ndeshje fillojnë në ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat