Vlora e fillon me këmbë të mbarë, Kastrioti gjunjëzon Shqiponjën

Hendboll

Vlora e fillon me këmbë të mbarë, Kastrioti gjunjëzon Shqiponjën

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 16:48
KHF Kastrioti pas fitores në Gjakovë

Kryetrajnerja e re e Kastriotit nga Ferizaj, Vlora Jashari, e fillon me këmbë të parë!

Ajo me ekipin e saj, kryesisht me lojtare të reja triumfuan me rezultat 26:24 (14:15) kundër Shqiponjës në Gjakovë, në përballjen e javës së 10-të të elitës së hendbollit të Kosovës.  Ndeshje me rivalitet të madh, ku në periudhën e parë të lojës gjakovaret ishin në epërsi me 15:14.

Në pjesën e dytë, hendbollistet zbatuan këshillat e Vlorës dhe ia arritën qëllimit, që të kthehet me dy pikë të mëdha, që peshojnë sa maja e Lubotenit. Hendbollistja Puhiza Gashi është më efikasja me 12 gola të realizuara, e ndihmuar nga Kosovare Stagova me 7, talentja e madhe Elda Hoxha me 6 etj.

Image

KHF Kastrioti

Kastrioti renditet në mes të tabelës përkatësisht në pozitën e pestë me 10 pikë, ndërsa Shqiponja është në pozitë të palakmueshme, në vend të 9-të me 4 pikë.

Vlora, ish hendbollistja më e mirë në vendin tonë, që pas një kohe u rikthye si trajnere, ia doli të merr pikë të plota dhe me një ekip kryesisht të re e të papërvojë. Te kadetet, Kastrioti shënon fitore me rezultat 20:18 (9:12) ndaj Shqiponjës. 

 Loja shumë e mirë e me kthesa në rezultat por ferizajaset dolën më të mira. Dua Hyseni dhe Verona Muhaxheri ishin më efikaset me nga 5 gola. Me një fjalë, në klubin e Kastriotit, me një kryesi të re dhe kryetrajnere të re, po vërehet edhe angazhimi edhe puna dhe është kthyer një atmosferë shumë e mirë, ku të gjithë punojnë për një dhe një për të gjithë.

Synimi i Vlorës është që të bëjë një lojë sa më të mirë me lojtare të reja e të talentuar që ka ky mjedis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat