Fitore për Besën, Prishtinën e Trepçën

Hendboll

Fitore për Besën, Prishtinën e Trepçën

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 12:39
Fitore për Besën, Prishtinën e Trepçën

Skuadrat favorite kanë shënuar fitore të shtunën në ndeshjet e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kampioni Besa Famgas ka fituar ndaj Llapit në Podujevë me shifrat 35:18, për të vazhduar serinë e fitoreve në këtë edicion. Prishtina fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 36:21, ndërsa kryendeshja e javës i takoi Trepçës. Trepça fitoi si mysafir ndaj Prizrenit me rezultat 29:23. Mitrovicasit vazhdimisht ishin në epërsi dhe arritën fitore të merituar.

Prishtina - Vushtrria 36:21 (20:9)

Prishtina: Bajqinovci 4, Sula 2, Ramadani 1, Abazi 3, E. Ademi 1, Beshiri 7, M. Ademi, Gjuka 2, Agushi, Sherifi 1, Beqiraj, Prekazi 5, Terziqi 10, Qela

Vushtrria: Pllana, Sadiku, Krasniqi, Mehmeti 2, Miftari 3, Emini, L. Krasniqi 2, Selaci, M. Jashari 6, F. Jashari 7, Fazliu 1

Prizreni - Trepça 23:29 (7:12)

Prizreni: Koro, Gashi, Ahmetaj, Skenderi 4, Krasniqi, J. Thaqi, Topalli, Bytyqi, Thaqi, Etemi, Mehmeti 6, Ferati, Tanushi, Salihu 9, Quni, Ibrahimi 4

Trepça: Terziqi, Buqinca, Sejdijaj, Mujka 1, Maxhera 2, Shala 3, Shabani 3, Nimani 1, Qabra, R. Shabani 1, Klinaku 14, Abazgjiku 1, Cimili 3, Fejzullahu, Beqiri, Voca

Llapi - Besa Famgas 18:35 (9:16)

Llapi: Beshiri 5, Havolli, Muqiqi 3, Bogujevci, Hasani 3, Hoxha 4, Mani, Bajrami, Visoka 2, L. Bogujevci 1, Hyseni

Besa Famgas: Thaqi 2, Gjuka 7, Jupa 3, J. Muqolli 6, Y. Muqolli 2, Ramosaj 4, Vokshi 2, Kukrika 1, Visoka, Mushkolaj 8, Luzha, Thaqi, Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat