Istogu fiton pikë të lehta, Kastrioti triumfon në Gjakovë

Hendboll

Istogu fiton pikë të lehta, Kastrioti triumfon në Gjakovë

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 12:40
Istogu fiton pikë të lehta, Kastrioti triumfon në Gjakovë

Të shtunën janë luajtur dy ndeshje të javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Kampioni në fuqi, Istogu, ka shënuar fitore të pritur ndaj Samadrexhës me rezultat 34:23. A. Rugova me 11 gola dhe P. Ferataj me 7 ishin më efikaset te Istogu. Te Samadrexha më efikasja ishte A. Sadiku me 11 gola.

Ndeshje më e barabartë u luajt në Gjakovë në mes të Shqiponjës dhe Ferizajt. Vendaset pas pjesës së parë kishin epërsi 15:14, por ferizajaset u kthyen fuqishëm në të dytën. Kastrioti e fitoi ndeshjen me rezultat 26:24.
Ndeshja Vushtrria - Drita luhet më vonë, ndërsa të dielen janë dy ndeshje tjera.

Shqiponja - Kastrioti 24:26 (15:14)

Shqiponja: F. Ferizaj, Arapi 2, Zogaj, Juniku, Dobruna, Nivokazi 12, E. Ferizaj, Goqaj 2, Goqi 8

Kastrioti: Gurgurovci, Dinarica, Gashi 12, Stagova 7, Hyseni, Saliu, Hoxha 6, Krasniqi, Reqica 1

Istogu - Samadrexha 34:23 (18:9)

Istogu: Shehdadi, Rugova 11, Venetski 6, Berisha 2, Milatoviq 1, Rexhaj 2, Gashi 2, Shatri 3, Ferataj 7

Samadrexha: E. Basholli, Sadiku 11, Mehmeti, R. Basholli, M. Sadiku 2, D. Basholli 4, Q. Basholli, R. Maloku 3, G. Basholli 3, A. Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat