Gruaja nga Kosova që jeton në Amerikë, e kishte sfiduar Serbinë 

Hendboll

Gruaja nga Kosova që jeton në Amerikë, e kishte sfiduar Serbinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 19:37
Valbona

Sportistët e sportistet dhanë gjithçka nga vetja në kohën e okupimit (1991-1999), duke e sfiduar makinerinë e pushtuesit serb.

Pjesë e Gjeneratës së Republikës është edhe Valbona Zeça-Rexhepi, atëkohë hendbolliste dhe trajnere e KH Kastriotit nga Ferizaj.

Ajo më shumë bashkëlojtare vendosën që t’i zhvillojnë garat e Republikës dhe refuzuan të luajnë në ligën ish jugosllave dhe të Serbisë.

Përkundër kërcënimeve nga pushtuesi serb, Valbona me shumë shoqe e sportiste nuk u ndalën por vazhduan misionin e tyre, në garat e Republikës. Sot Valbona apo 'gruaja e hekurt', jeton e vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Profesoresha që ishte halë në sy për regjimin serb, dha kontributin e madh të saj për sportin në kohërat më të vështira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat