Edi i gjeneratës së sakrificës

Hendboll

Edi i gjeneratës së sakrificës

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 19:11
Edi i gjeneratës së sakrificës

Edmond Vokshin pak kush që nuk e njeh si ish hendbollist dhe i palodhshëm në punën e tij edhe si trajner. Ai i takon Gjeneratës së Republikës, të sakrificës!

Në vitet e 90-ta Kosova u okupua nga Serbia, duke i përzënë sportistët shqiptar nga stadiumet dhe palestrat sportive, po ashtu dëbuan nga puna, nga shkollat, nga Universiteti, duke sulmuar gjithçka që ishte shqiptare.

Edi me shumë shokë i vazhduan garat në kuadër të Republikës së Kosovës, duke e sfiduar regjimin e Serbisë.

As shantazhet dhe as kërcënimet nuk e ndalën Edmondin me shumë shokë në misionin e tyre. Edmondi sot me krenari e përcjell hendbollin e Kosovës, shtet të njohur ndërkombëtarisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat