Po çuditen e po çuditen në Kosovë, ekipi pa asnjë stërvitje lidere në elitë! Ky është zbulimi më i ri për trajnerët!

Hendboll

Po çuditen e po çuditen në Kosovë, ekipi pa asnjë stërvitje lidere në elitë! Ky është zbulimi më i ri për trajnerët!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2020 Në ora: 12:10
Po çuditen e po çuditen në Kosovë, ekipi pa asnjë stërvitje lidere në elitë! Ky është zbulimi më i ri për trajnerët!

Teknologjia e ka bërë të veten, nuk kemi më nevojë të çohemi në këmbë si në vitet e 70-ta e të 80-ta, e ta ndërrojmë programin televiziv me dorë, por sot është tele-komanda!

Teknologjia na ka ndihmuar shumë, sidomos edhe në telefona! Nuk kemi nevojë ta sjellim at rrotën e telefonit fiks si në vitet e 70-ta e të 80-tat, po hi e s’po hi në lidhje por sot i kemi celularët dhe e shohim botën në kamerë si në televizion, që besa edhe dashurinë qoftë edhe australiane me dhjetramijëra kilometra!

Ka vdekur edhe koha e mesitit apo si thonë iu ka ra shumë puna, nuk është e viteve të 80-ta e 90-ta e ta bindin prindin që vajza e tij të bëhet nuse e filanit! Ka vdekur edhe koha e panoramave kur i kanë shkruar të dashurës!

Image

KHF Ferizaj

Duket se do me vdekur edhe koha e përgatitjeve intensive, sepse edhe pa përgatitje del i pari!  Çudia që po ndodhë në elitën e hendbollit femëror në Kosovë, është një klub!  Ai klub ka një vit e gjysmë që është themeluar, quhet Ferizaj!

Me 16 fitore rresht u bë kampione në ligën e parë dhe u ngjitë në elitë. Në elitë po e bën çudinë, 11 fitore e 1 humbje dhe i prijnë renditjes me 22 pikë! Çudia është që pa stërvitje, shkojnë ndeshje e në ndeshje, fitojnë e fitojnë!  Istogu, Prishtina, Vushtrria, stërviten e stërviten dhe janë pas Ferizajt, si është e mundur kjo!

Disa thonë, si është e mundur që trajneri i Ferizajt, Sami Çerkini, duke ndejtur kokërr shpine, pa asnjë stërvitje por i mbledhë si po mundet lojtaret në lojë e në lojë dhe po e sundon ligën! Ky është një sekret që duhet ta zbulojnë të trajneri, se si po e arrin këtë mrekulli apo cila është filozofia e tij. Kjo është një sprovë edhe për akademikët sportivë, me profesorë e ekspertë, që ta studiojnë këtë çudi apo këtë fenomen.  Mos po na vije një zbulim i ri apo “liga është shumë e fortë” te femrat!? Deshëm apo nuk deshëm, kjo është Superliga! Kur je super je edhe dominues!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat