Kroati i talentuar përforcon klubin me renome Kastriotin!

Hendboll

Kroati i talentuar përforcon klubin me renome Kastriotin!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2020 Në ora: 11:10
Kroati i talentuar përforcon klubin me renome Kastriotin!

Hendbollisti i talentuar kroat,  Antonio Vozila, përforcon klubin me renome Kastriotin e Ferizajt.

Kryetari i klubit ferizajas, Ahmet Hysenaj, konfirmoi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se Vozila ka arritur në Ferizaj dhe me të cilin firmosen deri në fund të edicionit.

Ai ka të drejtë loje qysh sonte në derbin me Besa Famgas, sfidë që luhet në orën 19.00 në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Hendbollisti është nga Rijeka, i lindur me 9 prill të vitit 1999, vjen nga klubi SV Grun-We nga Wittenberg e Gjermanisë. Lojtari luan në pozitën alo e majtë dhe vlerësohet si përforcim i madh.

Para një kohe është emëruar kryetrajner i këtij kolektivit edhe boshnjaku Kasim Kamenica.  Kastrioti është në vend të katërt me 22 pikë pas 17 jave të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat