Samadrexha befason Ferizajn, Prishtina lidere

Hendboll

Samadrexha befason Ferizajn, Prishtina lidere

Më: 8 mars 2020 Në ora: 11:52
Samadrexha befason Ferizajn, Prishtina lidere

Samadrexha ka shkaktuar befasi të madhe në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Samadrexha të shtunën e ka mposhtur liderin e deritashëm, Ferizajn, me rezultat 28:27, në kuadër të javës së 13-të.

Për Ferizajn ishte vetëm humbja e dytë këtë edicion. Skuadra ferizajase ka rënë në vend të dytë me 22 pikë. Tani në vend të parë është Prishtina, që po ashtu i ka 22 pikë. Samadrexha është e parafundit me 7 pikë. Samadrexhaset kanë shënuar vetëm fitoren e tretë të këtij edicioni.

Në ndeshjen e luajtur në Vushtrri, Samadrexha ishte në epërsi të vazhdueshme gjatë pjesës së parë. Epërsia shkoi deri në gjashtë gola, ndërsa pas 30 minutave rezultati ishte 17:15. Pas minutës së 50-të Ferizaj kishte epërsi prej një goli në disa raste.

Rezultati në 27:27 u barazua në minutën e 59-të e më pas Samadrexha shënoi edhe golin e fitores, 28:27.
Prishtina ka dalë në vend të parë falë fitores së thellë ndaj Dritës (43:18). Kastrioti pësoi në shtëpi nga skuadra Jusuf Gërvalla (23:21).

Samadrexha – Ferizaj 28:27 (17:15)

Samadrexha: Ar. Maloku, M. Sadiku 4, Mehmeti 3, Ar. Sadiku 6, Gr. Basholli 1, A. Maloku 7, R. Maloku 1, D. Basholli 6, Rr. Basholli.

Ferizaj: Rugova, Misini, Gashi 5, Qerkini 2, Sylejmani 2, Kelmendi 4, Basha 7, Fazlija 8, Ibrahimi, Demaqi, Haliti.

Drita – Prishtina 18:43 (6:24)

Drita: Hyseni 2, Canaj, Mustafa 3, Pajaziti, Arifi 2, Reqani, Baftjari 10, Isufi, Sadiku 1.

Prishtina: Uka, Sopjani 15, Mekolli 3, Arifi, Berisha 5, Mehmeti, Stagova 2, Shala, Sefedini 6, Krasniqi, Ipçi 4, Matarova 5, Llapashtica 3.

Kastrioti – Jusuf Gërvalla 21:23 (11:11)

Kastrioti: Gurgurovci, M. Dinarica, Hoxha, Beqiri, Stagova 3, Hyseni, Saliu 2, Grainca, A. Dinarica 9, Osmani, Gashi 7.

Jusuf Gërvalla: Shala, A. Imeraj 2, Imarj 3, Lulaj, Qekaj 2, Gecaj 6, Qufaj 4, Tolaj 1, D. Qekaj 5, Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat