Besa nuk ndalet as në Ferizaj - Bota Sot
Besa nuk ndalet as në Ferizaj

Hendboll

Besa nuk ndalet as në Ferizaj

Më: 8 mars 2020 Në ora: 11:54
Besa nuk ndalet as në Ferizaj

Besa Famgas ka fituar bindshëm ndaj Kastriotit në Ferizaj për të përfunduar stinorin e rregullt me pikë maksimale. Të shtunën në kuadër të javës së 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), Besa fitoi ndaj Kastriotit me rezultatin 34:26.

Është kjo xhiroja e fundit e stinorit të rregullt. Tani gjashtë skuadrat e para në tabelë garojnë për titull të kampionit në Superligën A, kurse katër të fundit garojnë për të mbetur në elitë, në Superligën B.

Në Ferizaj, Besa ka nisur shkëputjen në mes të pjesës së parë dhe ka arritur te fitorja bindëse. Kastrioti mbetet në vend të katërt me 22 pikë.

Në dy ndeshjet tjera që u luajtën të shtunën, nuk pati befasi. Vëllaznimi fitoi me një gol dallim ndaj Drenicës, ndërsa Llapi fitoi në Gjilan ndaj Dritës.

Kastrioti – Besa Famgas 26:34 (9:14)

Kastrioti: Curri, D. Dugolli, Esati, Syla 2, Shabani 2, A. Dugolli 4, Selmani, Bislimi 5, Rudari 1, Vozila 5, Mustafa 3, Selmani 3, Bytyqi 1, Brahimi, Bega.

Besa Famgas: Mehmeti, Jupa 8, Gjuka 2, Prce 8, J. Muqolli 7, Ramosaj 3, Tahirukaj 1, Kukrika, Visoka, Luzha, Vokshi 1, Mushkolaj, Idrizi 3, Tafilaj 1, Y. Muqolli, Thaqi.

Vëllaznimi – Drenica 31:30 (16:16)

Vëllaznimi: Hoxha, Pozhegu, Neziri, Leka 2, Spahija, Fana 3, Rexha 4, Luzha 1, Halili 6, Rama 1, Morina, Mamusha, Lluka 14.

Drenica: Geci, Muqolli, Batatina 2, Baliu, Bunjaku, Binaku 4, Sahiti 4, Zeka 5, Hasani, Kastrati 13, Muqolli 2, Prokshi, Zariqi.

Drita – Llapi 30:49 (15:22)

Drita: Hasani, Tosku 4, Asllani, Kurti 1, Jahiu 3, Sllamniku 10, Shkodra 2, Isufi 10.

Llapi: Sejdiu, Visoka 3, Bogujevci 5, Mani, Hoxha 13, Hasani 8, E. Bogujevci 1, Muqiqi 4, Havolli 4, Beshiri 8, Bajrami 3.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat