KHF Ferizaj gjunjëzohet e humb kreun! Të lumtë Samadrexhë për zemrën e madhe - Bota Sot
KHF Ferizaj gjunjëzohet e humb kreun! Të lumtë Samadrexhë për zemrën e madhe

Hendboll

KHF Ferizaj gjunjëzohet e humb kreun! Të lumtë Samadrexhë për zemrën e madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 8 mars 2020 Në ora: 12:24
KHF Ferizaj gjunjëzohet e humb kreun! Të lumtë Samadrexhë për zemrën e madhe

Me pak fjalë do ta përshkruajmë gjunjëzimin e klubit të hendbollit Ferizaj (femrat)! As pesimisti e as budallai më i madh nuk ta kishte besuar e as menduar në asnjë formë, se Ferizaj do të mposhtet nga një autosajdere siç është Samadrexha me rezultat 28:27.

Vashat e Samadrexhës luajtën me zemër e fituan me meritë, pikë të mëdha për mbijetesë në elitë, ndërsa Ferizaj u gjunjëzua dhe humb kreun e tabelës duke ia lëshuar Prishtinës.

Ferizaj është në vend të dytë me 22 pikë e Samadrexha e parafundit (i nënti) me 7 pikë. Dallimi në cilësi mes Samadrexhës e Ferizajt është si nata me ditë, por kur lojtaret angazhohen maksimalisht atëherë  edhe fitorja padyshim është e pashmangshme!

Samadrexha fiton që as vetë nuk e kanë pritur dhe më shumë ishin futur në fushë që mos të humbin thellë, se lere më të kremtojnë në fund. 

Të lumtë Samadrexhë, një fshat nga komuna e Vushtrrisë.
Krejt në fund, secili klub duhet mësohet për kritika, sepse shumica e trajnerëve kur fitojnë ngushtë ndaj skuadrave më të dobëta, thonë kësisoj: Nuk deshëm se kemi mundur mi sos! Të gjithë trajnerët në Kosovë duhet të mësohen me kritika produktive sepse i shërben për t’i pa dobësitë e tyre dhe jo të vetëkënaqen, jo të festojnë kur fitojnë pa kurrfarë loje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat