Izeti tash ka arsye që të lavdërohet, kur i fundit gjunjëzon lideren 

Hendboll

Izeti tash ka arsye që të lavdërohet, kur i fundit gjunjëzon lideren 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 mars 2020 Në ora: 18:14
Gjinovci

Ka perënduar koha kur i pari shkatërron të fundit edhe në hendbollin femëror të Kosovës! Kjo kohë ka perënduar!
Paksa me ironi e paksa me shaka po e shkruajmë, se edhe i fundit është goxha i fortë për të parin apo që të del dardhë me bisht. Kjo u dëshmua në ballafaqimin mes skuadrës së parafundit (i nënti) Samadrexha me lideren e deridjeshme Ferizajn. Samadrexha e mposhti me 28:27 Ferizaj! “Paska trajner edhe më të fortë me taktika përvëluese”.

Befasi e madhe apo senzacion i vitit fitorja e Samedrexhës.  As ekspertët e kësaj loje nuk e besonin këtë lajm, duke e pyetur disa prej tyre: A është shaka apo talleni me ne?

“Nuk është e mundur”. Gjithmonë është thënë në sport, se topi është i rrumbullaktë dhe mund të pësosh humbje edhe nga ai që nuk e pret. Kështu ngjau edhe në takimin Samadrexha-Ferizaj. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, vërtet e ka një arsye më shumë që të lavdërohet, se tash të femrat nuk po i dihet kësaj pune, edhe i fundit po e mund të parin apo jemi bërë si në futbollin anglez, rivalitet po kemi. Kjo do të thotë se edhe trajneri Faruk Shala i Istogut më nuk e ka të “sigurt fitoren kur takohet me Samadrexhën e as me Dritën, goxha duhet të djersitet”.  

Kështu po i bie. Me një fjalë, po rritet, po rritet niveli i hendbollit femëror. I fundit po tregohet goxha i fortë. Samadrexha tregoi fuqinë, e cila tashmë ka shtatë pikë e Ferizaj është në vend të dytë me 22 sosh.

Tani tifozët “kanë një arsye më shumë që të shkojnë në palestra sepse nuk dihet fituesi para ndeshjes”. Ky ishet lajmi i javës apo senzacion fitorja e Samaderxhës, që ka çuditur në katërt anët edhe Federatën e Hendbollit të Kosovës, sepse kjo iu ka ardhur sikur prej qiellit kjo befasi e dorës së parë dhe që moti nuk ka ndodhur në këtë sport. Emocione si gjithmonë në sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat