Prishtina stinorin e rregullt e përfundoi në vend të dytë

Hendboll

Prishtina stinorin e rregullt e përfundoi në vend të dytë

Më: 10 mars 2020 Në ora: 10:20
Prishtina stinorin e rregullt e përfundoi në vend të dytë

Prishtinës i ka takuar ndeshje e fundit e stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Prishtina të hënën e mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat 31:21. Kjo ndeshje kishte nisur të shtunën, por ishte ndërprerë pas lëndimit të rëndë të dy lojtarëve të Trepçës. Vaglir Buqinca e Alban Shabani patën një përplasje mes vete dhe pësuan lëndime të rënda.

Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 11-të, kur rezultati ishte 5:2 për Prishtinën. Të hënën ndeshja vazhdoj prej minutës së 11-të, ndërsa Prishtina arriti te fitorja. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:10 për prishtinasit. Në pjesën e dytë epërsia u rrit edhe më shumë.

Prishtina stinorin e rregullt e përfundoi në vend të dytë me 32 pikë, katër më pak se Besa Famgas. Trepça renditet e treta me 26 pikë.

Tani Besa Famgas, Prishtina, Trepça, Kastrioti, Vëllaznimi e Vushtrria do të garojnë në Superligën A ku vendoset për titull. Në Superligën B do të garojnë Prizreni, Drenica, Llapi e Drita. Në Superligën B garohet për të evituar rënien nga Superliga.

Trepça – Prishtina 21:31 (10:14)

Trepça: Terziqi, Sejdijaj, Mujka 3, Beqiri, Maxhera 3, Shala 1, Nimani, Klinaku 4, R. Shabani 2, Voca, K. Terziqi, Abazxhiku 3, Cimili 4, Fejzullahu, Shabani 1.

Prishtina: Beqiraj, Agushi, Sherifi, Ademi 1, Gjuka 1, Bajqinovci 6, E. Ademi, Abazi 4, Ramadani 1, Prekazi 1, Syla 4, Terziqi 10, Beshiri 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat