FHK zgjohu nga gjumi, është obligative të kontrollohen disa nga trajnerë e disa nga kryetarë të klubeve, kjo është arsyeja

Hendboll

FHK zgjohu nga gjumi, është obligative të kontrollohen disa nga trajnerë e disa nga kryetarë të klubeve, kjo është arsyeja

Nga: Kemajl Goca Më: 12 mars 2020 Në ora: 10:40
FHK zgjohu nga gjumi, është obligative të kontrollohen disa nga trajnerë e disa nga kryetarë të klubeve, kjo është arsyeja

Të gjithë e dimë se hendbolli është në krizën me të rëndë, sidomos shumica e klubeve kanë probleme të mëdha financiare!  E dimë se shikueshmëria ka rënë shumë, me përjashtim të ndonjë ndeshje që ka shikueshmëri, si bie fjala në Vushtrri.

Federata e Hendbollit e Kosovës, duhet të zgjohet nga gjumi një herë e përgjithmonë, të bëjë obligative, që për disa trajnerë e për disa kryetarë të klubeve, që janë në numër të vogël, por paksa janë me nerva, edhe t’i dërgojë në kontroll, të shikojë gjendjen e tyre, a janë mentalisht në nivel për ta drejtuar apo udhëhequr klubin.

Janë pak shumë pak por ata pak duhet të kenë një trajtim të veçantë ose edhe t’i merret licenca apo edhe ’i ndalohet me ligj edhe udhëheqja me klube. Hendbolli ka nevojë për kulturë, për njerëz të mirë e për zhvillim, për një propagandë të mirë, jo të kemi disa njerëz që janë në numër të vogël por shqetësues për opinionin e këtij sporti.

Dy apo tre qofshin, vërtetë janë një panoramë shqetësuese edhe për vetë hendbollin. Seminaret janë të domosdoshme dhe të thërrasin ligjërues ndërkombëtar të kalibrit të lartë, i duhet seminare mentale, sepse disa, një numër i vogël kanë nevojë për një gjë të tillë, që të aftësohen edhe mentalisht. Dikujt do t’i duket qesharake, por është e domosdoshme. Në këtë lëmi duhet angazhohen edhe profesorët, edhe ekspertët, që nesër të kemi një komunitet të hendbollit sa më të shëndoshë dhe shembull. Duhet t’i mësojmë edhe disa trajnerë, që janë në numër të vogël, si pranohet humbja, barazimi dhe si duhet reaguar po ashtu edhe disa kryetarë të klubeve, sepse humbja është normale.

Duhet t’i mësojnë disa prej kryetarëve të klubeve, disa prej trajnerëve të klubeve, se duhet të mbahen statistikat, sa topa i ka humb lojtarja e sa i ka konkretizuar e si e ka menaxhuar lojën, sa pasime e ku e si dhe të kërkohet përgjegjësi, jo të shahet referi e delegati e federata, pa pikë nevoje kur i del lojtari apo lojtarja nga kontrolli.  

Kanë nevojë përveç mentalisht edhe në aspektin statistikorë për seminare, që besa edhe si duhet përshëndetur rivalen apo rivalin dhe si duhet dhënë dorën edhe si duhet komunikohet në tavolinë e në telefon.

Kjo i duhet shumë hendbollit dhe Federata e Hendbollit e Kosovës duhet të ndërmarrë një veprim, të ecë me botën bashkëkohore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat