Ndeshjet e hendbollit luhen pa praninë e shikuesve

Hendboll

Ndeshjet e hendbollit luhen pa praninë e shikuesve

Më: 12 mars 2020 Në ora: 12:30
Ndeshjet e hendbollit luhen pa praninë e shikuesve

Ndeshjet e hendbollit luhen pa praninë e shikuesve.

Ky është vendim i FHK-së i cili është në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga koronavirusi (COVID - 19).

Është Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës që ka vendosur që ndeshjet e hendbollit në vendin tonë të zhvillohen pa praninë e shikuesve në palestra.

Pa shikues do të luhen sot ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës dhe të gjitha ndeshjet në vijim, deri në një vendim tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat