Kosovë-Bjellorusi, kështu vendoset

Hendboll

Kosovë-Bjellorusi, kështu vendoset

Më: 13 mars 2020 Në ora: 17:04
Kosovë-Bjellorusi, kështu vendoset

Janë shtyrë ndeshjet që Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave është dashur t’i luajë në fund të këtij muaji. Kosova më 25 mars është dashur të pres Bjellorusinë në Prishtinë, ndërsa më 29 mars në Minsk është dashur të luhet ndeshja Bjellorusia – Kosova.

Por Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) të premten ka vendosur që këto ndeshje të shtyhen dhe të luhen në javën e parë të qershorit. Në fakt janë shtyrë të gjitha ndeshjet kualifikuese të xhiros së tretë dhe të katërt që është dashur të luhen më 25\26 mars dhe 28\29 mars.

Federata jonë ka kërkuar shtyrjen e këtyre ndeshjeve nga EHF-ja.

Federata Evropiane vendosi që të shtyjë të gjitha ndeshjet kualifikuese, por edhe ndeshje tjera evropiane të hendbollit. Nuk do të luhen ndeshje evropiane të hendbollit deri më 12 prill. Ky vendim është marrë në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Tani ndeshja e ardhshme e hendbollisteve të kombëtares sonë është ajo ndaj Sllovenisë që do të luhet më 27 maj në Prishtinë. Më 31 maj është ndeshja Gjermania – Kosova, ndërsa në javën e parë të qershorit duhet të luhen dy ndeshjet me Bjellorusinë. Janë këto ndeshje të fazës së dytë eliminatore për “Euro 2020".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat