Taib Kabashi me disa propozime interesante

Hendboll

Taib Kabashi me disa propozime interesante

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2020 Në ora: 15:06
Taib Kabashi me disa propozime interesante

Taib Kabashi është prej trajnerëve më të mirë të hendbollit në Kosovë (edhe pse jemi në një gjendje mjaft të vështirë, për shkak të virusit korona), ai ka disa propozime interesante se si të vazhdojë kampionati.

Kryetrajneri i Prishtinës, tha se lutet që kjo gjendje të kalojë sa më shpejt që është e mundur dhe të vazhdojnë garat.

“Shpresojmë se të ketë hapësirë që kampionati të kryhet në kohën e  rregullt. E para, shpresojë të përfundojë ashtu siç e parashohin propozicionet e garave. E dyta, nëse nuk ka kohë të mjaftueshme, atëherë ta fusim play-off-in me 6 ekipe të para dhe ndeshjet të luhen në një qytet e të nxirret kampioni i ri.E treta, ashtu të veprojmë edhe për Kupë dhe të nxirret fituesi i Kupës ashtu si duhet dhe si meriton ky sport”, tha Kabashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

"“Ekipi i tretë me u takua me të 6-tin dhe i 4-ti me të 5-tin dhe fituesi i këtyre takimeve me luajt me të parin dhe të dytin në tabelë, pastaj finalja", tha Kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat