Ky fëmijë i një tjetrit shtet sot ka 27 vjeç, me bukuri po i jep zjarr Kosovës! 

Hendboll

Ky fëmijë i një tjetrit shtet sot ka 27 vjeç, me bukuri po i jep zjarr Kosovës! 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 mars 2020 Në ora: 15:45
Suzana

Në fotografinë që kemi siguruar nuk kishte më shumë se 2 vjeç!  Dikur si fëmijë simpatike, sot si vajzë bukuroshe dhe ka rreth 27 vjeç, por që ka një respekt të veçantë si sportiste.

Është shqiptarja nga Malësia e Malit të Zi, Suzana Ujkiq, e cila e ka marrë nënshtetësinë e Kosovës dhe luan edhe për kombëtaren e Kosovës. 

Me bukurinë e saj i jep zjarr shpesh edhe komunitetit jo vetëm të hendbollit të Kosovës.  

Image

Dikur ka qenë modele dhe jashtëzakonisht e fuqishme në Mal të Zi, sot është edhe më e fuqishme në Kosovë dhe lojtarja më e mirë në vijën e mbrojtjes për vitin 2019 e zgjedhur nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Image

Është hendbolliste e kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës, Istogu. Klub që ia pa hairin, sepse pas saj erdhën edhe katër lojtare tjera nga Mali i Zi. 

Image

Është krenare që luan për ekipin Istogu dhe kombëtaren e Kosovës dhe ndihet sikur në qiellin e shtatë. Ka motër lojtaren më të mirë shqiptare në hendbboll, Dijanën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat