Dikush ka miliona nuk jep asgjë! Për sportisten e madhe shqiptare ka fjalë të mëdha në Mal të Zi

Hendboll

Dikush ka miliona nuk jep asgjë! Për sportisten e madhe shqiptare ka fjalë të mëdha në Mal të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2020 Në ora: 18:55
Suzana Ujkiq në veprim

Hendbollistja e mirënjohur shqiptare, Dijana Ujkiq, anëtare e re e klubit rumun Gloria Buzau, po ashtu paraqitet edhe për kombëtaren e Malit të Zi, përveç si lojtare e hatashme në fushë, po shquhet edhe me zemër humane. Komuna e Tuzit të Malit të Zi ka fjalë të mëdha për Dijanën që ka dhënë një mijë euro në kohëra të vështira. 

“Hendbollistja e njohur nga Malësia, Dijana Ujkaj me qëllim për të ndihmuar banorët e Malësisë në plotësimin e nevojave të përditshme, në këto momente të vështira ka dedikuar 1000 euro ndihmë, duke dëshmuar kështu dashurinë ndaj vendit të vetë dhe njerëzve në nevojë.

Komuna e Tuzit falënderon sportisten e dalluar nga ky vend për solidaritetin e saj”, shkruan në faqen e komunës së Tuzit.

Dikush ka edhe një mendim interesante. “Bravo, dikush ka miliona nuk jep gjë, varet si e kanë zemrën. Bravo Suzi Ujkaj, i lumtë motrës sate”, shkruan Suzana Camaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat