Kryetari i Prishtinës shpërthen: Me erdhën edhe disa 'rrebel' të acaruar

Hendboll

Kryetari i Prishtinës shpërthen: Me erdhën edhe disa 'rrebel' të acaruar

Nga: K. Goca Më: 28 mars 2020 Në ora: 16:58

Kryetari i klubit të hendbollit Prishtina (femrat), Nebih Zariqi,  duket se është paksa i mllefosur dhe ka bërë një përshkrim interesant! 
“Pëllumbat “rrebel”! Çdo mëngjes vijnë në terasen/ballkonin tonë.

Çdo mëngjes dhe gjatë tërë ditës vijnë për t’u ushqyer, ushqehen aq mire siç janë edhe vet të mirë, të butë e të lezetshëm.

Por sot për çudi, me erdhën edhe disa “rrebel” të acaruar, dhe në vend se të ushqeheshin (kishin ushqim të bollshëm) së bashku, mi sulmonin të tjerët - nuk i linin te han lirshëm.

Image

Mendova!

He more Zot i madh, ç’po ndodhë me disa politikan tanë, edhe ata i kanë të gjitha të mirat e kësaj bote, por s’po na lënë rahat edhe në këto ditë të vështira.

Hajr ishalla!!!”, shpreh zemërimin Zariqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat