Sefedin Reçica – njeriu i sfidave dhe i rreziqeve

Hendboll

Sefedin Reçica – njeriu i sfidave dhe i rreziqeve

Nga: Kemajl Goca Më: 1 prill 2020 Në ora: 15:10
Sefedin Reçica – njeriu i sfidave dhe i rreziqeve

Legjenda e hendbollit, Sefedin Reçica, nuk ka menduar as dy herë kur mori përsipër një detyrë shumë të vështirë, me rrezikshmëri të lartë, por që e kishte bërë edhe krenarë, që t’i prijë Lidhjes së Sporteve të Ferizajt në vitet e 90-ta (në kohën e okupimit, 1991-1999).  

Ish hendbollisti i njohur e dinte rrezikun por e ndjente obligim që të kontribunte për çështje kombëtare. Ai me mijëra sportistë i dolën ballë për ballë okupatorit serb, nuk u ndalën asnjëherë dhe zhvilluan garat e Republikës së Kosovës në të gjitha sportet.

As kërcënimet që vinin nga milicia e regjimit serb e as nga kuzhina e Beogradit nuk e ndalën Sefën në misionin e tij.

Sefa i takon Gjeneratës së Republikës dhe ndihet krenarë që sot e sheh sportin e Kosovës të lirë, dhe Kosovën shtet të njohur ndërkombëtarisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat