Mençuria e FHK-së, ja pse!

Hendboll

Mençuria e FHK-së, ja pse!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2020 Në ora: 15:10
Mençuria e FHK-së, ja pse!

Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës pezulluan garat për kohë të pacaktuar ashtu siç e kërkojë edhe Qeveria e Kosovës, për shkak të virusit korona. FHK-ja, vazhdon me qetësi të shikojë situatën dhe nuk ka vendosur ende asnjë formulë se si do t’i vazhdojë garat. Është një mençuri e këtij institucioni, që nuk ka bërë ndonjë hap të ngutshëm apo të jap ndonjë projekt të madh e të pazbatueshëm, por shikon me mjaft zgjuarsi gjendjen.

Njohësit e këtij sportit, mendojnë se shumë shpejt komisionet përkatëse do të dalin me një propozim se si t’i vazhdojnë garat.

Ka ide apo propozime të ndryshme. Katër skuadrat e para të takohen mes vete dhe të përcaktojnë se cila do të jetë kampion i Kosovës, ka ide që 6 ekipet e para të takohen në kuadër të play-off-it e të përcaktohet kampioni. Katër të fundit të luftojnë për mbetje në ligë por në kuadër të play-aut-it.

Si të meshkujt e si të femrat të përdoret ky sistem dhe të jetë një sistem i ngjashëm si në të kaluarën, por vetëm një ndeshje të luhet, i pari me të katërtin dhe i dyti me të tretin dhe të dihet finalisti e pastaj kampioni. Disa mendojnë se duhet si play-off të luhet brenda dhe jashtë, disa mendojnë që në një qytet brenda dy apo tri ditëve të përfundojë play-off-i. FHK, sigurisht se ka opsione të shumta, mbetet të shihet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat