Morina: Katër ekipet e para të luajnë në Prishtinë 

Hendboll

Morina: Katër ekipet e para të luajnë në Prishtinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 prill 2020 Në ora: 18:07
Morina: Katër ekipet e para të luajnë në Prishtinë 

Ish prej hendbollistëve më të mirë në Kosovë, Xhavit Morina, aktualisht kryetar i klubit të hendbollit Ferizaj, që pretendon titullin e kampionit, ka një ide jashtëzakonisht të qëlluar se si të vazhdojë Superliga e Kosovës (femrat).

Morina tha se janë në një kohë shumë të rëndë, por shpreson se shumë shpejt do të tejkalohet kjo pandemi e t’i kthehen normalitetin.

“Katër ekipet e para të luajnë në Prishtinë dhe me short gjysmëfinalja dhe finalja, pasi që kemi pikë të njëjta dhe të vendoset kampioni”, thotë Morina për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Istogu, Prishtina, Ferizaj kanë nga 22 pikë dhe Vushtrria, ka 20 pikë por një ndeshje me pak pas 13 javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat