KHF Istogu pa lojtaret kryesore në play-off?

Hendboll

KHF Istogu pa lojtaret kryesore në play-off?

Nga: Kemajl Goca Më: 15 prill 2020 Në ora: 14:33
KHF Istogu pa lojtaret kryesore në play-off?

Edhe pas normalizimit të gjendjes pas pandemisë, sigurisht për disa muaj nuk do të hapen kufijtë dhe disa nga klubet në Kosovë, rrezikojnë që të mbeten pa bërthamën kryesore të lojtareve, siç është rasti i klubit të hendbollit Istogu, kampion në fuqi.

Nëse play-off-i fillon me 5-6 qershor, Istogu mund të luajë pa tri hendbolliste kryesore, si Suzana Ujkiq, Tina Hetemi e Natalia Milatoviq, pasi që të tria janë nga Mali i Zi,.

Kështu edhe pas normalizimit të gjendjes flitet e përflitet për një kohë nuk do të lejohen shtetaset të huaja të futen në shtetin tonë, edhe pse Suzana e ka shtetësinë e Kosovës. Këtë duket se e ka të qartë edhe Federata e Hendbollit e Kosovës.

Në fakt, kjo do të favorizojë Vushtrrinë, Ferizajn dhe Prishtinën në duel me Istogun, kjo e fundit do të ketë në radhët e veta vetëm një lojtare të huaj, gjeorgjianja Keta Venetsky, e cila ka mbetur në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat