Vdes sportisti shqiptar, miku i ngushtë i Kosovës 

Hendboll

Vdes sportisti shqiptar, miku i ngushtë i Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 21 prill 2020 Në ora: 17:16
Vdes sportisti shqiptar, miku i ngushtë i Kosovës 

Sporti shqiptar humb një sportist më zemër të madhe.  Drejtuesit e klubit të hendbollit Vllaznia nga Shkodra, konfirmojnë për gazetën kombëtare “Bota sot”, për vdekjen e presidentit të klubit Nikolin Karroca. Karroca ndërroi jetë ditë më parë. 

 Ndryshe ai, ishte mik i komunitetit te hendbollit ferizajas, një nder shtysat kryesore te afrimit me hendbollistët ferizajas, biznesmen i suksesshëm e mik i z. Ahmet Petrova.

“1987-1993 ishte pjesëtar i ekipit të hendbollit Vllaznia dhe i ekipit Kombëtar.

Luajti në pozicionet pivot, alo i majtë dhe gjysmë alo i majtë. Gjatë këtyrë viteve u dallua për seriozitet në stërvitje dhe sakrifica.

Në vitin 1993 emigron në Itali. Por me rikthimin e tij në qytetin e lindjes, tashmë si biznesmen, dëshirën për hendbollin nuk e harroi asnjëherë duke qene një donator i fuqishëm i ekipit te hendbollit Vllaznia. Dëshirën për sportin e hendbollit e vazhdoi edhe në një mënyrë tjetër duke qenë pjesë e ekipit të veteraneve të Vllaznisë, ku mori pjesë në disa turne të zhvilluar si në hendbollin e sallave, ashte edhe ne hendbollin e rërës. Aktualisht ishte edhe president i Klubit te Hendbollit Vllaznia”, njofton Vilia Haxhia, përfaqësues i klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat