Sipas Faruk Shalës, Leonora Demaj e Albana Arifi në formacionin më të mirë 1999-2019  

Hendboll

Sipas Faruk Shalës, Leonora Demaj e Albana Arifi në formacionin më të mirë 1999-2019  

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2020 Në ora: 17:16
Sipas Faruk Shalës, Leonora Demaj e Albana Arifi në formacionin më të mirë 1999-2019  

Hendbollistet Leonora Demaj dhe Albana Arifi janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të Kosovës në periudhën 1999-2019 nga Faruk Shala, kryetrajner i Istogu, kampione në fuqi dhe lidere në elitë. Dy hendbolliste të nivelit të lartë!  Shala në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”, ka përzgjedhur formacionin më të mirë dhe ka dhënë edhe arsyet pse.  

“Portiere- Edona Rugova në bazë të rezultateve të arritura me skuadrat Kosovare në lig të Kosovës dhe pjesëmarrje në kupa të Evropës dhe kontributin në përfaqësuese të Kosovës.

Alo e majtë - Albina Rugova njëra prej hendbollisteve me kontributin me të madh për rezultatet e klubit të saj,  kupat e fituara, rezultatet në Kupat e Evropës, dhe kontributin në përfaqesusen e Kosovës.

Beku i majtë -Leonora Demaj bartëse e lojës dhe kapitene e reprezentacionit të Kosovës ndër me mëritorja për të gjitha rezultatet e përfaqësuesës së Kosovës. Golshenusja me e mirë  kualifikimeve per Euro 2018.
Qendër-Mimoza Xhemaili  në bazë të rezultateve të arritura me skuadrat Kosovare në lig të Kosovës dhe pjesëmarrje në kupa të Evropës dhe kontributin në përfaqësuese të Kosovës.
Pivotmene-Shqipe Tahiri kontributin ne klube kosovare trofet e fituara.

Beku i djathtë- Lirie Muhaxheri  rezultatet e arritura titujt e fituar dhe përformancën e treguar.
Alo e djathtë- Albana Arifi, përformanca e treguar në klube evropiane, pjesë edhe e reprezentacionit të Suedisë, medalja e bronzt  kampionat Evropian  U20 ne Spanje me reprezentacionin e Suedisë, tani pjesë e përfaqësueses së Kosovës.

Hendbollistja më e mirë ne Kosovë-Leonora Demaj,  tri herë hendbollistja me e mirë shqiptare në Evropë e shpallur nga FHK, MVP e ligës së parë në Danimarkë sezoni  2018/2019, golashënusja më e mirë në fazën e grupeve për kualifikime për Kampionat Evropian 2018, ku Kosova ishte ne grup me kampionin aktual botëror: Holandën, Hungarinë dhe Bjellorusinë.
Trajnerja-Valbona Zeqa në bazë trofeve të fituara.

KHF Kastrioti në bazë trofeve të fituara.
Formacioni më i mirë i Kosovës në periudhën 1999-2019, sipas Faruk Shalës

Portierja më e mirë 1999-2019: Edona Rugova
Alo e majtë 1999-2019:  Albina Rugova
Beku i majtë 1999-2019:  Leonora Demaj
Qendër 1999-2019: Mimoza Xhemajli
Beku i djathtë 1999-2019:  Lirie Muhaxheri
Alo e djathtë 1999-2019:  Albana Arifi
Pivotja 1999-2019:  Shqipe Tahiri
Hendbollistja më e mirë 1999-2019:  Leonora demaj
Trajneri më i mirë 1999-2019: Valbona Zeqa
Klubi më i mirë 1999-2019: Kastrioti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat