Kosova para Serbisë, mediat serbe reagojnë ashpër! Sllobodani i tronditur

Hendboll

Kosova para Serbisë, mediat serbe reagojnë ashpër! Sllobodani i tronditur

Nga: K. G. Më: 28 prill 2020 Në ora: 18:48
Kosova para Serbisë, mediat serbe reagojnë ashpër! Sllobodani i tronditur

EHF ka njoftuar për renditjen e vendeve evropiane, klubet e të cilëve do të garojnë në Ligën e Kampionëve të hendbollit 2020/21. Mediat serbe nuk mund ta përpijnë faktin se Kosova është para Serbisë  dhe si gjithmonë ato dijnë edhe të shkarravisin.

Mediat serbe reagojnë ashpër, sepse Kosova është para Serbisë.

Vendim skandaloz i EHF-së, e ashtuquajtura Kosova para Serbisë, lista pa BeH”, është titulli i shkrimit të publikuar të martën pasdite në faqen “Mondo.ba”. Kryetari i Federatës së Hendbollit të BiH, Sllobodan Zadre, tha se është i tronditur nga ky vendim i EHF.

Image

“Jam i befasuar dhe i tronditur nga ato që do të thoshin me këtë listë të renditur për Bosnje dhe Hercegovinë. Është e sigurt që do të kontaktojmë EHF dhe do të kërkojmë një shpjegim. Ne sinqerisht shpresojmë që ky është një gabim i shkaktuar nga situata aktuale për shkak të pandemisë korona virusit". tha Zadre.

“Është katastrofale e dhëna që në vendin e fundit është Serbia, ndërsa sipër saj, me numër të njëjtë të pikëve, është ‘Kosova”, ka shkruar “Mondo.ba”.

Anëtari i Bordit të Federatës së Hendbollit të Bosnjë-Hercegovinës, Vojislav Ragja është shprehur i dëshpëruar për ranglistën e EHF-së.
“Nuk e dimë se si ka ardhur te ky kategorizim, që Kosova të jetë në listë e ne të mos jemi. I kam shikuar paraqitjet e ekipeve kosovarë në Evropë. Ato nuk kanë fitore sa ne nga Bosnja kishim vetëm vitin e kaluar. Si kanë fituar e ne nuk jemi në atë kategorizim, vërtetë nuk e kam të qartë. Federata së shpejti do të vendos në cilën mënyrë do të reagojë ndaj EHF-së”, ka thënë Vojislav Ragja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat