Njëra motër ka vendosur për Kosovë, e tjetra për Mal të Zi! Ndryshimi është i madh në pamje për 20 vite       

Hendboll

Njëra motër ka vendosur për Kosovë, e tjetra për Mal të Zi! Ndryshimi është i madh në pamje për 20 vite       

Nga: Kemajl Goca Më: 2 maj 2020 Në ora: 17:13
Suzana dhe Dijana

E dojnë shumë Kosovën! Saqë njëra motër e ka fituar edhe nënshtetësinë e Kosovës!

Në fotografinë që e kemi lartë, dikur si fëmijë, sipas asaj që raportohet, Suzana atëkohë kishte 7 vjet e Dijana 3!

Kush janë  këto motra aktualisht?  Janë hendbolliste shqiptare dhe që jetojnë në fshatin Sukuruç të Tuzit në Mal të Zi! 
Dijana Ujkiq luan për kombëtaren e Malit të Zi dhe për ekipin  rumun Glorya Buzau. 

Image

Suzana dhe Dijana

Suzana luan për kombëtaren e Kosovës dhe për kampionen e Kosovës, Istogu. 
Suzana ka 26 vjet, katër më shumë se Dijana. 

Dijana ka një karrierë të bujshme, e cila është lojtarja më e mirë shqiptare dhe vite me radhës me ish klubin e saj Buduçnosti nga Podgorica, kanë luajtur në Champions League. Qe të dyja e dojnë Kosovën, por asnjëra nuk e ka dhënë përgjigjen, se a synojnë të bëhen një ditë edhe nuse të vendit tonë! Suzana veç është shtetase e Kosovës dhe e lumtur që jetojnë në ketë vend të bukur.

Dijana, para pak ditëve ka ndihmuar me 1000 euro vendlindjen e saj, Tuzin, në luftë kundër virusit korona, një shembull që duhet të ndiqet nga të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat