Lirie Muhaxheri - hendbollistja më e mirë e Kosovës në 20 vitet e fundit!

Hendboll

Lirie Muhaxheri - hendbollistja më e mirë e Kosovës në 20 vitet e fundit!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2020 Në ora: 15:23
Lirie Muhaxheri - hendbollistja më e mirë e Kosovës në 20 vitet e fundit!

Në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”, morën pjesë 20 emra të njohur të komunitetit të hendbollit dhe me votën e tyre, vendosën për formacionin më të mirë 1999-2019, hendbollisten, klubin dhe trajnerin më të mirë në 20 vitet e fundit.

Në bazë të votimeve, Lirie Muhaxheri, ish anëtare e kombëtares së Kosovës, që ka luajtur në disa klube të Kosovës, u zgjodh hendbollistja më e mirë në 20 vitet e fundit. Ajo fitoi me 5 vota apo dy më shumë se ish bashkëlojtarja e saj, Vlora Jashari.

Gara për hendbollisten më të mirë ka qenë shumë e ashpër.

Sipas anketës, LIRIE MUHAXHERI - hendbollistja më e mirë e Kosovës në periudhën 1999-2019
Renditja 

1. Lirie Muhaxheri    5
2. Vlora Jashari    3
3. Mimoza Xhemaili    2
3. Bellma Beba    2
3. Shqipe Kërtoku    2
4. Admire Hasani    1
4. Albulena Kelmendi    1
4. Elma Kameri    1
4. Lumnie Hyseni    1
4. Leonora Demaj    1
4. Burneta Rama    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat