Shala: Është normale të mendosh që hendbolliste si: Tahiri, Muhaxheri, Xhemaili të jenë pjesë e përbërjes më të mirë

Hendboll

Shala: Është normale të mendosh që hendbolliste si: Tahiri, Muhaxheri, Xhemaili të jenë pjesë e përbërjes më të mirë

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2020 Në ora: 15:38
Faruk Shala

Jo vetën nga komuniteti i hendbollit me interesim të madh u priten rezultatet përfundimtare të anketës së rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”.

Në anketë morën pjesë 20 emra të njohur të hendbollit, ku vendosën për formacionin më të mirë, trajnerin, klubin dhe hendbollisten më të mirë në periudhën 1999-2019.  

FORMACIONI MË I MIRË NË KOSOVË NË PERIUDHËN 1999-2019:

PORTIERE:  Shqipe Kërtoku

ALO E MAJTË: Albulena Basha

ALO E DJATHTË: Albulena Kelmendi

BEKU I MAJTË: Lirie Muhaxheri

BEKU I DJATHTË: Vlora Jashari

PIVOTJA: Shqipe Tahiri

QENDRA: Mimoza Xhemajli

KLUBI MË I MIRË 1999-2019: KHF Kastrioti nga Ferizaj

HENDBOLLISTJA MË E MIRË 1999-2019: Lirie Muhaxheri

TRAJNERJA MË E MIRË 1999-2019: Valbona Zeqa-Rexhepi.

Kryetrajneri i klubit të hendbollit Istogu, kampion në fuqi, Faruk Shala, tha se ka qenë një anketë shumë interesante.

Image

“Është normale të mendosh që hendbolliste si:Tahiri,  Muhaxheri, Xhemaili të jenë pjesë e përbërjes më të mirë”, tha Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”. “Fillimisht e kisha përgëzu redaksinë e gazetës ‘Bota sot’ dhe gazetarin e saj z. Goca për këtë anketë nëpërmes së cilës komuniteti i hendbollit është mbajtur afër lojës magjike te hendbollit në këtë kohe pandemie, ka qenë interesante dhe kreative.

Sa i përket 7-shes, trajnerit dhe klubit më të mirë të periudhës 1999-2019, çfarë mund të thuhet: Trajneri dhe skuadra më e mirë këtu situata është më e qartë pasi që determinues janë numri i trofeve relevant të fituar. Ndërsa 7-shja me e mirë e ligës e kësaj periudhe vërtetë është mjaft e fortë dhe mundemi me thënë shumë meritore, të gjitha këto hendbolliste kanë treguar cilësi dhe kualitet në periudhën e tyre, shembull hendbolliste si Lirie Muhaxheri, Shqipe Tahiri e Mimoza Xhemajli është normale të mendohet që duhet të jenë pjesë e kësaj 7-je, kur shikohen emrat që kanë mbetur jashtë është e vështirë të konkludohet që ndoshta bash kjo 7-shē është me e mira, varet edhe prej shijeve individuale, por është përbërje e pranueshme, ngase është një periudhë goxha e gjatë disa kanë luajtur 10 vjetëshin e parë disa më vonë, lojtare si: Ardita Hoxha, Edona Rogova, Kaltrina Beka, Burneta Rama, Bellma Beba, Meri Giçeva, Lumnie Hyseni Admire Hasani, Shpresa Fazlija, Mimoza Sefedini, pastaj lojtaret e gjeneratës me të re si Albina Rugova, Njomza Kelmendi, Elma Kameri etj, që nuk janë  pjesë e përbërjes më të mirë, mund të thuhet që ka pas konkurrencë shumë të fortë,  vështirë të thuhet është kjo përbërja më e mirë e ligës së Kosovës por edhe vështirë të kontestohet.

Nga 7-shja e përzgjedhur,  dhe këto që nuk janë të përfshira e që i përmenda më lart e të tjera, japin të kuptojmë lirisht së liga e Kosovës ka dhënë emra të mëdhenj të hendbollit femëror gjatë këtyre viteve, ndoshta edhe kritikat e shumta për hendbollin femëror në vend kanë qenë jo meritore në atë masë, këto vajza janë meritore për këtë, duhet t'iu jemi mirënjohës dhe falënderues të gjithë trajnerëve dhe trajnereve që kanë punuar gjatë gjithë këtyre viteve dhe kanë nxjerrë këto hendbolliste dhe këtë përbërje të fortë të ligës së Kosovës, po them të ligës së Kosovës sepse hendbolli i Kosovës nuk është më vetëm liga e Kosovës, fatmirësisht janë rreth 40 hendbolliste tona që luajnë në liga të ndryshme evropiane, ajka apo pasqyra reale e hendbollit tonë është përfaqësuesja e Kosovës, që me plot përgjegjësi e them asnjëherë nuk ka qenë me e fortë dhe më cilësore se tani.

Hendbolliste të nivelit si Leonora Demaj e Albana Arifi jo që nuk i kemi pas gjatë periudhës 1999-2019, por jam i sigurt që nuk i kemi pasur që nga ekzistenca e hendbollit në vendin tonë.

Këto nuk janë të vetme janë edhe të tjera si M. Gjikokaj, motrat Hajdaraj, K. Ukaj pastaj M. Bytyqi qe luan në nivel shumë të lartë në ligën sllovene, ish anëtare e përfaqësueses së Sllovenisë, e shumë të tjera të reja në ardhje bëjnë që  përfaqësuesja në veçanti po edhe hendbolli të Kosovës në përgjithësi të jetë më premtues se kurrë më parë.

Përgjithësisht duhet të jemi të kënaqur më të gjitha të arriturat e hendbollit dhe hendbollisteve tona si brenda ashtu edhe jashtë vendit, jo vetëm të mburremi me sukseset e tyre kur i shohim rezultatet tona në mediat ndërkombëtare, por të mbështeten më përkrahje institucionale shtetërore”, përfundoi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat