Abazi me vite kontribuoi për qendrën e hendbollit!  

Hendboll

Abazi me vite kontribuoi për qendrën e hendbollit!  

Nga: K. Goca Më: 5 maj 2020 Në ora: 13:58
Abazi me vite kontribuoi për qendrën e hendbollit!  

Pas Ahmet Hysenajt-Petrovës, një personalitet që dha shumë për qendrën e hendbollit, për klubin Kastrioti nga Ferizaj (meshkuj), është edhe Lulzim Abazi. 

Ai ka kohë që nuk është pjesë e këtij klubit, por ka kontribuar shumë pothuajse në një periudhë të pandërprerë 10-vjeçare. 

Kontributi i tij nuk harrohet dhe çmohet shumë, i cili sot është anëtar i bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Abazi kishte krijuar një klub shumë të fortë dhe për trofe, ndërsa tani  në krye të klubit është Petrova, që po ashtu synon ta bëjë një klub të fuqishëm dhe për lakmi. 

Kastrioti aktualisht ka kryetrajner Kasim Kamenicën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat