Kombëtarja e Kosovës stërviti në Beograd! Serbia u çua në këmbë e mori masa të rënda! Ky është selektori ‘problematik’

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës stërviti në Beograd! Serbia u çua në këmbë e mori masa të rënda! Ky është selektori ‘problematik’

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2020 Në ora: 15:34
Kombëtarja e Kosovës stërviti në Beograd, foto 22 mars 1918! Serbia u çua në këmbë e mori masa të rënda! Ky është selektori ‘problematik’

Para më shumë se 2 viteve, dramë e madhe u zhvillua në Beograd, ku Qeveria e Serbisë nuk lejoi që të zhvillohet ndeshja kualifikuese për Kampionatin Botëror në hendboll (femrat), mes Serbisë U-20 dhe Kosovës U-20.

Dramë, salla në Kovillovo e rrethuar nga xhandarmëria, në anën tjetër protesta në periferi, disa qindra serbë, duke kërkuar që sa më parë të largohet kombëtarja e jonë nga Beogradi. Aty ku zhvilloi edhe stërvitjen e parë si kombëtare e Kosovës fal guximit të selektorit për U-20 Faruk Shala.  

Në holin e hotelit rrëmujë, Izet Gjinovci me dy fjalë e përmbylli: Për stërvitje vendos Shala, i mban apo jo! Ai është kompetent! Shala vendosi ta zhvilloi stërvitjen, aty ndezi Beogradi dhe morën masa shumë të rënda, të kthehet Kosova për Prishtinë, nuk ka ndeshje! Shala nga serbët shikohej si një selektor problematik e kokëfortë! Qeveria e Serbisë vendosi, s’ka gara në Kovillovo, nuk lejojnë që të luajë Kosova!

Image

Faruk Shala

Ja çka përshkruan Shala në ditarin personal të tij.  “Datë: 22.03.2018 rreth orë: 16.30 ekspedita e përfaqësueses se Kosovës qe i printe sekretari gjeneral i FHK z. Izet Gjinovci hendbollistet dhe ne stafi mbërritëm në  hotelin President  në qendrën rekreative Sportive Kovillovo 12 km larg Beogradit nën masa te rrepta sigurie.

- Ashtu si shkojmë procedurat në këto raste, u akomoduam ne hotel, fillimisht hendbollistet pastaj stafi nëpër dhoma, e përcaktuam oraret tona te ushqimit. -Ofrohem te organizatoret, ju jap orarin e përgatitur të përfaqësueses sonë dhe marr orarin e stërvitjeve, sipas përfaqësueseve pjesëmarrëse, Kosova e kishte te caktuar stërvitjen në ora: 19.00 atë ditë, normalisht nuk ishte orar i përshtatshëm për shkak te kohës shumë të shkurtër për pushim megjithatë pranova atë qe mu ofrua skam mundësi tjetër. 

-Njoftova stafin dhe hendbollistet.

-Ora 18.45 zbres ne hollin e hotelit sipas orarit te paraparë, takohem me stafin dhe hendbollistet të gatshme për stërvitje si ishim marr vesh, palestra shumë afër vetëm me kalu rrugën nga dera e hotelit.

-Rrethanat në hotel  jo normale,  prani  e madhe e njerëzve të uniformuar dhe te armatosur, ishte diçka jo e zakonshme sidomos për vajzat nga diaspora për të cilat ishte e çuditshme pse gjithë këta polic të pranishëm për një ndeshje hendbolli.
-Stërvitja u vu ne dyshim për shkak te ambientit jo normal qe ishte aty dhe kohës shumë te shkurtër që kishim ne dispozicion për pushim pas udhëtimit te gjatë me autobus.

Image

Ishte një takim i shkurtër 2/3 minuta me stafin dhe udhëheqësit e federatës, z. Gjinovci e  thotë shkurt vendimi për stërvitje i takon, kryetrajnerit Faruk Shala e që në këtë rast isha unë. -Qëndrimin im këmbëngulës,  stërvitja do të mbahet si është planifikuar, normalisht stafi  ishte i pajtimit.

-E realizojmë atë  stërvitje  njëorëshe nënë rrethim të hekurt të forcave te armatosura të Serbisë (e qe doli të ishte  stërvitje historike e Kosovës). -Qëllimi i  stërvitjes relaksues, te njoftohemi dhe ta ndjejmë terenin në të cilën do ta zhvillonim ndeshjen, nuk kishte  nevojë për motivim, mjaftonte fakti Kosova po luante me Serbinë në Beograd, adrenalina në maksimum, i gjithë populli shqiptar i kishte sytë ka kjo ndeshje”, ka shkruar ndër të tjera Shala në ditarin e gjatë të tij.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat