Albulena Basha - aloja më e mirë e Kosovës në 20 vitet e fundit

Hendboll

Albulena Basha - aloja më e mirë e Kosovës në 20 vitet e fundit

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2020 Në ora: 17:07
Albulena Basha - aloja më e mirë e Kosovës në 20 vitet e fundit

E shpejt si vetëtimë, kudo që u paraqit ka dhënë maksimumin, është Albulena Basha, e cila është zgjedhur aloja e majtë më e mira e Kosovës në periudhën 1999-2019. 

Në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”, morën pjesë 20 emrat e hendbollit, ku përzgjodhën formacionin më të mirë 1999-2019, hendbollisten më të mirë 1999-2019, klubin më të mirë 1999-2019. 

Basha u votua më së shumti, mori gjithsej 5 vota. 
  
Sipas anketës,  ALBULENA BASHA - alo e majtë më e mirë e Kosovës në periudhën 1999-2019
Renditja 

1. Albulena Basha    5 vota
2. Albulena Kelmendi    4
3. Albina Rugova    3
4. Ramize Shabani    2
4. Blerta Juniku    2
5. Ariana Kçiku    1
5.Ganimete Shabani    1
5. Zade Zymeri  1
5. Valentina Qerimi    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat