Si gjithmonë me ato mustaqe simpatike, emër i madh i sportit, shumica thonë se Aziz Makiqi, është hendbollisti më i mirë i të gjithë kohërave!
Shumica thonë, se siç ishte Fadil Vokrri në futboll ashtu edhe Aziz Makiqi në hendboll.
Azizi i madh nga Mitrovica, që Kosova edhe sot bën be në kokën e tij, për lojërat brilante që bënte, i cili ka luajtur në rolin beku i majtë.
Taib Kabashi, aktualisht kryetrajner i Prishtinës, sot krenohet që dikur e kishte bashkëlojtar Aziz Makiqin, në gjeneratën e artë.
Një fotografi e bërë para një kohe, ku shihet Makiqi me mustaqe me Kabashin si gjithmonë energjik.
Makiqi dikur dridhte edhe klubet ish jugosllave, kur luante në Trepçë dhe në ish Borcin e Ferizajt. Sot jeton në Kroaci, ashtu thonë disa ish bashkëlojtarët e tij.