Vlora Jashari - beku i djathtë më i mirë në Kosovë në 20 vitet e fundit

Hendboll

Vlora Jashari - beku i djathtë më i mirë në Kosovë në 20 vitet e fundit

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2020 Në ora: 14:33
Vlora Jashari - beku i djathtë më i mirë në Kosovë në 20 vitet e fundit

Ish hendbollistja e mirënjohur, Vlora Jashari, aktualisht kryetrajnere e Kastriotit nga Ferizaj, shtatë herë kampione e pasluftës, është zgjedhur beku i djathtë më i mirë në Kosovë në 20 vitet e fundit!

Në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”, morën pjesë 20 emra të njohur, të cilët votuan për formacionin më të mirë, për hendbollisten, trajnerin dhe klubin më të mirë në Kosovë në periudhën 1999-2019.

Vlora fitoi me 6 vota apo me tri vota më shumë se Lirie Muhaxheri e Lumnie Hyseni. 

Sipas anketës, VLORA JASHARI, - beku i djathtë më i mirë i Kosovës në periudhën 1999-2019
Renditja

1. Vlora Jashari    6
2. Lirie Muhaxheri    3
3. Lumnie Hyseni    3
4. Admire Hasani    2
4. Albulena Kelmendi    2
5. Shpresa Fazlija    1
5. Merfide Salihu    1
5. Valbona Hasani    1
5. Burneta Rama     1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat