Izet, Izet, o Izet, po vijnë serbët, këndej hidhej vallja e Shotës në Beograd! Dramë në hotel...

Hendboll

Izet, Izet, o Izet, po vijnë serbët, këndej hidhej vallja e Shotës në Beograd! Dramë në hotel...

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2020 Në ora: 17:38
Izet, Izet, o Izet, po vijnë serbët, këndej hidhej vallja e Shotës në Beograd! Dramë në hotel...

Kur sot i pyet trajnerët e kombëtaret së Kosovës U-20 në hendboll (femrat), në njërën anë rrënqethësen për atë që kishin parë në Beograd pikërisht me 22 mars të vitit 2018, por në anën tjetër janë krenarë që me fanella të kombëtares së Kosovës u stërviten atje, sepse ishte hera e parë që shtetit serb, xhandarmeria po e përcillte me masa të ashpra kombëtaren e Kosovës për në Beograd! I ruanin si sytë e ballit.    

Kosova stërvitjen e mbajti me 22 mars të vitit 2018 në sallën Kovillovo, afër Beogradit pikërisht në orën 19.00. 

Salla dhe hoteli ishin të rrethuar fortë nga njësia speciale e policisë serbe, duke e ruajtur kombëtaren tonë, nuk kishte bir nëne që mund të futej aty, vetëm ata që ishin të autorizuar! 

Image

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, si asnjëherë më parë qëndronte i qetë, as i kuq e as i zi në fytyrë, me një fytyrë normale si në jetën e zakonshme!

Nuk do ta publikojmë emrin, siç thotë një burim brenda kombëtares së Kosovës, që ishte atje, nga kampi i kombëtares, njëri nga ta i drejtohet Izetit: “Izet, Izet, o Izet, po vijnë serbët”! Gjinovci si gjithmonë gjakftohtë, i kishte thënë: “Larg janë, mos u tut, nuk ka asgjë”.

Image

“Delija” e Cërvena Zvezdës së Beogradit, mbi 300 ishin grumbulluar, duke brohoritur që sa më parë të largohet kombëtarja e Kosovës nga toka e shtetit serb! Policia nuk lejonte që ata t’i afrohen hotelit, ndërsa në anën tjetër, vajzat tona pa u merakosur fare, mekrenari në njërën nga dhomat e hotelit, kërcenin me vallen e Rugovës!

Një dramë që nuk do të harrohet kurrë, mes krenarisë dhe frikës. Kombëtarja jonë nuk u lejua të luajë në kualifikueset e Kampionatit Botëror, por bëri një stërvitje me selektorin Faruk Shala dhe u kthye për në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat