Valbona Zeqa - trajnerja më e mirë në Kosovë në 20 vitet e fundit!

Hendboll

Valbona Zeqa - trajnerja më e mirë në Kosovë në 20 vitet e fundit!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 maj 2020 Në ora: 16:41
Valbona Zeqa - trajnerja më e mirë në Kosovë në 20 vitet e fundit!

Sot jeton e vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Është Valbona Zeqa-Rexhepi, rekordin e të cilës askush nuk e ka thyer deri me tash të hendbolli femëror.

Ajo me ekipin e Kastriotit nga Ferizaj ka qenë katër herë rresht kampione e Kosovës në vitet e pasluftës, falë lojtareve të shkëlqyera që ka pasur, si Lirie Muhaxheri, Vlora Jashari, Safete Rifati, Merfide Salihu, Ganimete Shabani, Ramize Shabani, Arbnore Ahmeti, Valentina Qerimi, Xhevrie Dibra, Ermira Franga, Arbëresha Jashari, portieret Blerta Tërpeza e Albulena Jashari etj.  e ndihmuar edhe nga Hajrie Osmani.

Valbona Zeqa u zgjodh trajnerja më e mirë e Kosovës në periudhën 1999-2019. Ajo u votua më së shumti nga 20 emra të njohur të hendbollit në anketën e realizuar nga rubrika e sportit e gazetës kombëtare “Bota sot”.  

Valbona mori 9 vota, katër me shumë se Tefik Mikushnica.

Sipas anketës, VALBONA ZEQA-REXHEPI - trajnerja më e mirë e Kosovës në periudhën 1999-2019

Renditja 
1. Valbona Zeqa-Rexhepi    9
2. Tefik Mikushnica    5
3. Haki Baftiu    1
4. Beqir Hasanxhelaj    1
4. Prof. Ismet Jupa    1
4. Verim Zherka    1
4. Agim Shkodra        1
4. Sebahate Neziri    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat