Shqipe Tahiri është zgjedhur pivotja më e mirë në Kosovë në periudhën 1999-2019, në anketën që e realizoi rubrika e sportit e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Në anketë morën pjesë 20 emra të njohur të hendbollit, trajnerë, ish kryetarë dhe ish hendbollistet më të mira. Tahiri fitoi 9 vota dhe u zgjodh lojtarja më e mirë në vendin tonë për 20 vitet e fundit, duke lënë pas Safete Rifatin me 5 vota.
Sipas anketës, SHQIPE TAHIRI - pivotja më e mirë e Kosovës në periudhën 1999-2019
Renditja
1. Shqipe Tahiri 9
2. Safete Rifati 5
3. Jehona Basholli 2
3. Shkurte Mehmeti 2
4. Majlinda Basholli 1
4. Yllka Kupina 1